Lajpcigu refuzon ofertë “monstruoze” për yllin e vet, presidenti shpjegon pse

0

Nabi Keita, 22 vjeç, supertalent, mesfushor organizator i cili sezonin e fundit mahniti në Bundesligë sezonin e fundit.

Vlera në treg? Para pak vitesh zor se kapte 25 milionë eurot. Sot: RB Lajpcig refuzon 75 milionë euro nga Liverpuli!!!

A është mirë pronari i Lajpcigut, 73-vjeçari Ditrih Mateshic? Nëse dëgjon arsyetimin e tij, është super në rregull.

“Pse ta shes Keitanë? A kemi nevojë për milionat e ofruar? Jo. A duam të tregojmë që vetëm shesim yjet? E si t’u dalim para tifozëve tanë? Pastaj, nuk do ishte e ndershme as kundrejt yjeve të tjerë të skuadrës, si Verner, që ka plot oferta.

“Lojtarët nën kontratë nuk i shesim. Nuk jemi Mançester Siti dhe nuk paguajmë kurrë kontrata milionere. Jemi të pasur, por jo ashtu si mendojnë njerëzit. Pasuria jonë është kryesisht te të rinjtë dhe ndërtesat”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here