Lajm fantastik për Barcelonën, ylli i skuadrës pranon rinovimin

0

Prej muajsh drejtuesit e Barcelonës po negocionin për rinovimin e kontratës së mbrojtësit Zhordi Alba. Marrëveshja aktuale e mëngjarashit mbaron në përfundim të sezonit të ardhshëm dhe katalanasit nuk mund t’ia falin vetes që të humbasin shërbimet një lojtari të kalibrit të mbrojtësit të krahut të majtë.

Sipas së përditshmes katalanase “SPORT”,  në orët në vazhdim klubi i Barcelonës pritet të dalë me një komunikatë zyrtare ku do të lajmërohet marrëveshje e re midis klubit dhe lojtarit.

Sipas këtij lajmi 29-vjeçari Alba ka pranuar të rinovojë kontratën e tij edhe për dy vite të tjera. Nga kontrata e re futbollisti spanjoll do të përfitojë mbi 10 milionë euro në sezon, një pagë kjo e madhe, por s’duhet të harrojmë se kemi të bëjmë me një lojtar që luan prej një dekade në formacioni titullar të Barcelonës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.