Vlerësim fantastik për ditëlindje, Zeneli përkrah Mesit dhe Mbapesë!

Arbër Zeneli gjeti golin e parë francez gjatë ndeshjes së djeshme kundër Montpeljes. Reimsi fitoi me rezultatin 4-2 në transfertë dhe 24-vjeçari shqiptar, i cili feston sot ditëlindjen, ishte protagonist për ekipin e tij.

Zeneli dhuroi asistin e golit të barazimit 1-1 (asisti i dytë në kampionat), ndërsa në minutën e dytë të pjesës së dytë kaloi Reimsin në avantazh. Sulmuesi i krahut u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shijuar golin e tij të parë në Ligue 1.

 

Paraqitja e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës është vlerësuar nga mediat italiane. “Gazzetta dello Sport” ka publikuar formacionin më të mirë të javës për 5 kampionatet më të forta të Europës, pa përfshirë atë italian. Prestigjiozja italiane ka vlerësuar shqiptarin me notën 7.5.

Zeneli renditet mes emrave të mëdhenj si Leo Mesi, Kilian Mbape dhe Jan Oblak. 24-vjeçari është një nga futbollistët më të mirë shqiptarë dhe po kalon një formë fantastike. Gjatë merkatos së janarit ai la Herenvenin për t’u transferuar te Reimsi dhe aventura franceze ka nisur në mënyrë pozitive për të.

Kjo fitore e ka ngjitur Reimsin në vendin e gjashtë në kampionat me 41 pikë, vetëm 5 pikë poshtë Lionit të vendit të tretë, që të kualifikon në Champions Ligë. Në pesë javët e fundit askush nuk ka bërë më mirë se ekipi i Zenelit, që ka grumbulluar 13 pikë (katër fitore dhe një barazim, duke ia kaluar dhe kampionëve të PSG), ndërkohë që nuk njeh shijen e humbjes prej dhjetë ndeshjesh rresht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online