Laçi shton radhët, firmosin dy kroatë

Pak ditë para sfidës së parë sezonale kundër Anorthosis në Europa League Laçi ka bërë edhe dy lëvizje me merkato. Klubi kurbinas ka zyrtarizuar marrëveshjet me dy futbollistë kroatë, të cilët kanë firmosur sot.

Bëhet fjalë për mesfushorin Nikola Eller dhe sulmuesin Vice Kendesh, të dy 24-vjeçarë. I pari vjen nga Dragovoljac, klub me të cilin luan prej vitesh dhe ka qenë titullar fiks në dy sezonet e fundit. Ai kishte mbërritur te bardhezinjtë që në fillim të muajit dhe sot klubi ka konfirmuar marrëveshjen me të. 

 

Ndërkaq, edhe sulmuesi Kendesh ka një të shkuar te Dragovoljac, por sezonin e shkuar u ngjit në elitë te Slaven Belupo dhe në fillim të këtij viti shkoi në Lituani tek Atlantas.

Për të dy bëhet fjalë për aventurën e parë shqiptare dhe kanë ardhur me rekomandim të trajnerit Besnik Prenga, i cili i njeh mirë. Të dy futbollistët janë regjistruar për ndeshjet kundër Anorthosis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *