La fushën i dëmtuar/ Ishte problemi më i madh për Shehin, Shkurtaj do të humbasë edhe Partizanin

0

Vasil Shkuartaj është një pikë kyçe e Kukësit këtë sezon, pasi me golat e tij e ka ndihmuar shumë klubin në luftën për titullin kampion. Plot 16 gola të shënuar me fanellën e verilindorëve për këtë sezon për të. Por sulmuesi shtatlartë nisi të bëjë me dhimbje koke Orges Shehin ndeshjen e fundit, ku doli nga fusha i dëmtuar. Një ndërhyrje e ashpër njërit prej lojtarëve të Teutës dhe loja e fortë e zbatuar kundër tij bënë që Shkurtaj të mos e çonte deri në fund takimin.

Por në një kohë kur të gjithë mendonin se dëmtimi ishte serioz dhe mund të sillte edhe mbylljen para kohe të sezonit për lojtarin e Kukësit, një lajm i mirë për klubin e udhëhequr nga Orges Shehi. Sipas asaj që raporton “Supersport” Shkurtaj pritet tërikthehet sërish për një kohë prej 3 javësh. Kështu pritet që sulmuesi të rikuperohet në fund të muajit, por duke humbur në këtë mënyrë një përballje vendimtare e me vlera të mëdha si ajo kundër Partizanit./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.