Kutinjo e nis ters, 20 ditë pa futboll

Filipe Kutinjo është blerja e bujshme e merkatos dimërore, me Barcelonën që ka paguar 120 milionë euro plus bonuse për ta marrë nga Liverpuli, por aventura e brazilianit në Spanjë nuk ka nisur në mënyrë perfekte.

Mesfushori i talentuar do të mungojë për të paktën 20 ditë, pasi kontrollet mjekësore kanë evidentuar një dëmtim në kofshën e djathtë, pësuar në Angli. Edhe një ndeshjen e fundit si lojtar i Liverpulit Kutinjo nuk luajti, por u mendua se ishte thjesht manovër për të bërë presion për të shkuar te Barcelona, ashtu si qëndrimi në Angli, kur Liverpuli u nis për në Dubai për pak ditë stërvitje në temperatura komode.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *