Kushte perfekte dhe miqësore luksi, ja pse Turqia është “oazi” i klubeve shqiptare

0

Këtë janar thuajse e gjithë Kategoria Superiore u zhvendos në Turqi, për minifazën përgatitore të janarit.

Arsyeja është e thjeshtë: kundrejt një pagese jo të frikshme, kompani të specializuara trurke marrin përsipër gjithçka, që nga akomodimi, e deri te transporti dhe organizimi i stërvitjeve në kushte ideale, por edhe organizimi i takimeve miqësore të nivelit të lartë.

Kompania Sports City Antalya ka marrë përsipër fazën përgatitore të Skënderbeut dhe me një video të shkurtër ka përmbledhur miqësoren e Skënderbeut kundër Beshiktashit. Nga hoteli luksoz, te transporti komod dhe te stadiumi modern: në pak minuta mund të shihet qartë sa larg Europës jemi dhe sa shumë punë do të na duhet për t’i arritur.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image