“Kush s’kërcen është juventin”, koret e tifozëve të Interit me Antonio Conte

0

Antonio Conte e ka nisur aventurën e tij te Interi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi ka marrë dy fitore në po aq ndeshje të zhvilluara në Serie A. Por një situatë e sikletshme i ka ndodhur së fundmi, gjatë kohës kur zikaltërit po prezantonin fanellat e treta që do të përdornin këtë sezon.

Skuadra u paraqit para shumë tifozëve interistë në Milano, të cilët filluan menjëherë koret tifozerike, ku nuk munguan edhe ato ndaj rivalëve të tyre, Juventusit. Kështu, tifozët e Interit kanë nisur të këndonin: “Kush s’kërcen është bardhezi”, duke vendosur disi në vështirësi trajnerin e ekipit që ka një të shkuar shumë të lidhur me Juventusin, qoftë si futbollist ashtu edhe si trajner.

Por gjithsesi, Conte nuk ka kërcyer së bashku me pjesën tjetër duke treguar në një farë menyre se nuk e harron lehtë të shkuarën e tij./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.