Kur UEFA tha… “nuk kemi mbaruar ende punë!”

“Me Skënderbeun nuk kemi mbaruar ende punë!”… Pasi kishte dënuar me vendim administrativ me 1 vit përjashtim nga Kupat e Europës klubin korçar, duke lëshuar një “bombë” të vërtetë në futbollin shqiptar, UEFA paralajmëroi një tjetër “furtunë” e cila në fillim u pritur me të qeshura dhe shumë ilaritet, duke mos u marrë seriozisht. Sipas organit të lartë të futbollit në kontinent, dosja “Skënderbeu” thjesht sa ishte shfletuar dhe informacionet e detajuara ende nuk ishin ratifikuar.

Dhe, e gjitha kjo teksa në Shqipëri gjithçka kaloi pa shumë zhurmë. Diçka e madhe po gatuhej ndërkohë te UEFA, që kishte caktuar inspektorët e Etikës dhe Disiplinorit të vijonin punën e tyre, në bashkëpunim me sistemin BFDS që monitoron luhatjen e basteve përgjatë ndeshjeve dhe sa herë sheh një anomali, sinjalizon.

Pas kësaj deklarate nga UEFA, vetë presidenti Takaj tha se “më duket anormale, pasi jemi dënuar njëherë, nuk mund të dënohemi dy herë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *