Kupa e Shqipërisë/ Bylisi lë pas rezultatet negative, rikthehet te fitorja me Laçin

Bylisi është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi në kampionat. Mallakastriotët kanë mposhtur ekipin e Laçit në ndeshjen e parë të fazën e 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Ballshiotët kanë bërë një paraqitje të mirë, duke vënë në presion të vazhdueshëm kurbinasit dhe duke e përfunduar ndeshjen me shifrat 2-0.

Pjesa e parë do të përfundonte me rrjeta të paprekura, ndërsa goli do të vinte pikërisht në fraksionin e dytë të lojës. Në minutën e 68 do të ishte afrimi më i ri i Bylisit, Silvester Shkalla që do të shënonte golin e parë të këtij takimi. Paqartësi kishte në momentin e shënimit, teksa topi ishte në limitet e vijës fatale për tu cilësuar si gol i rregullt, ndërsa arbitri sinjalizoi se loja duhej të niste edhe njëherë nga mesfusha për Laçin. Ndërkohë i dyti do të vinte nga këmbët e Ndrecës 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt./Sport Ekspres/

 

Bylisi është duke u përballur ndaj Laçit në ndeshjen e fundit të luajtur për 1/8-at e Kupës së Shqipërisë. Kjo pasi në ditën e djeshme janë zhvilluar thuajse të gjitha takimet, atje ku ka surprizuar Partizani në atë humbje me rezultatin 3-0 ndaj Beslidhjes.

Ballshiotët kërkojnë që të lënë pas dy humbjet e fundit që i ka marrë në vitin 2020, por do e ketë të vështirë, pasi përballë tyre ndodhet skuadra që drejtohet nga ana e Armando Cungu. Ajo që pritet është një ndeshje e luftuar nga të dy krahët, ndërsa fituesi i Kupës të jep biletën e Europës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *