Zyrtare/ Kalim i madh edhe për Giacomo Vrioni, shkon tek Juventusi U-23

Giacomo Vrioni ka bërë një tjetër hap në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e gjigantëve italianë të Juventusit. Kartoni i sulmuesit kuqezi ishte në pronësi të Sampdorias, ndërsa prej disa kohësh luan i huazuar në Serinë B në mënyrë që të fitojë më tepër minuta në këmbë.

Por lojtari ka firmosur këtë herë përfundimisht për bardhezinjtë, ku do të luajë me 23-vjeçarët e Juventusit. Këta të fundit aktualisht luajnë një kategori më poshtë, duke garuar në Serinë c. Një kalim ky i ngjashëm me atë të sulmuesit tjetër shqiptar Rei Manaj, duke zbritur një kategori më poshtë por me objektivin e vetëm të të shënuarit sa më shumë për të bërë hapin e madh në ekipin e parë./Sport Ekspres/

https://twitter.com/JuventusFCYouth/status/1222901386347597831

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online