Kukësi mendon Karabakun, vetëm një dilemë për formacionin

Kukësi do të ndeshet në raundin e dytë kualifikues të Champions League me skuadrën e Karabak. Verilindorët vuajtën jo pak dhe ndaj skuadrës së Valetës, pasi të dyja ndeshjet dolën barazim dhe kualifikimi erdhi nga rregulli i golit në fushën kundërshtare.

Në takimin e kthimit në Maltë, u ndëshkua me kartonin e kuq Vangjel Zguro, i cili në dy ndeshjet e para ishte titullar. Në të tilla kushte do të ketë ndryshime detyrimisht në përballjen me azerët. Zguro kishte ardhur si një  zëvendësues i Kalesë, i cili nuk u kthye, por tani situata komplikohet akoma dhe më shumë, pasi alternativat në të majtë të mesfushës janë të pakta.

Mundësitë janë të pakta, por teknikut Armando Cungu po eksperimenton ccdo mundësi të mundshme që të jetë sa më e përshtatshme për ekipin. Duke ditur forcën e kundërshtarit kurrsesi ekipi nuk mund të kalojë në aventurë që të luajë me shumë forca përpara, ndaj më e logjikshme është përshtatja e një mbrojtësi si mesfushorë

. Një opsion mund të jetë dhe postimi i brazilianit Uilliam si mesfushor i majtë dhe vendin e tij në mbrojtje ta zërë Maliqi. Vetëm, një opsion pasi është ende herët për të folur për formacionin. Mundësitë e tjera janë aktivizimi i Ethemit në këtë pozicion, ose postimi i Plakut nga një sulmues kryesor në mesfushor krahu. Zgjedhja i takon Armando Cungut, i cili po shqyrton me shumë kujdes çdo mundësi.

Sa i përket pozicioneve të tjera, nuk pritet që të ketë ndryshime, ndonëse Kukësi do që të marrë një rezultat sa më të favorshëm në ndeshjen e parë që do të zhvillohet më 25 korrik në “Loro Boriçi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *