Kukësi me ide të qarta, politika mjaft premtuese

Kukësi do të luajë në Europë, kjo është e sigurt. Pjesëmarrja në Champions apo në Europa League normalisht që është një temë që u intereson kuksianëve, por kjo nuk i ka hutuar që të humbasin kohë dhe të rrinë të presin pa fund. Deri më tani Kukësi është skuadra më aktive në merkato, duke bërë 3 afrime zyrtare, por parimisht ka arritur akordin dhe me disa futbollistë. Blutë kanë programuar dhe fazën përgatitore dhe janë në rrugë të mbarë për ndeshjet e Europës. Në përgjithësi grupi është ruajtur dhe largimet kanë qenë të pakta. Nëse bëhet një krahasim me skuadrat e tjera të Superiores, Kukësi është klubi i cili po punon me ritëm të kënaqshëm dhe e di pikën se ku do të arrijë.

POLITIKAT

Deri më tani janë prezantuar tre futbollistë, një nga kampionati vendas (Kalaja), një nga ai maqedonas (Maliqi) dhe një nga kampionati kosovar (Maloku). Gjithsesi, tani politika e Kukësit është e qartë dhe prioritet do të kenë lojtarët nën moshën 25 vjeç. Transferimi i Gurit i tregoi Kukësit se shitja e lojtarëve është biznesi më fitimprurës. Tani kërkohet që të spikaten sa më shumë elementë të rinj dhe me perspektivë, në mënyrë që në të ardhmen të shiten dhe mbushin arkat e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *