Krenaria shqiptare në boks, Nuri Seferi përbllet ndaj polakut të pamposhtur në titullin prestigjoz

0

Nuri Seferi vazhdon të jetë një krenari për të gjithë shqiptarët, teksa gjithnjë i ka mbajtur me krenari simbolet tona kombëtare. Krenar për prejardhjen e tij dhe këtë nuk e ka hezituar ta shpalosë hapur sa herë që i jepet mundësia. Rrënjët e tij kuqezi i ka treguar edhe në sportin e vështirë ku ai zhvillon karrierën e tij, në boks, ku është pagëzuar edhe me emrin “Tysoni shqiptar”, ndërsa ka qenë edhe tre herë kampion europe në WBO.

Gjithmonë zgjedh të luftojë me më të mirët dhe këtë gjë do e bëjë sërish. Boksieri shqiptar do të rikthehet sërish në ring për tu ndeshur në datën 20 dhjetor në një betejë për titullin prestigjoz IBF International. Brenda litarëve do të jetë përballë tij boksieri polak Michal Cieslak, që në karrierën e tij ka grumbulluar një përvojë të madhe. Ky i fundit renditet i 8-i në botë, ndërsa në 19 ndeshje të zhvilluara nuk numëron asnjë humbje. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.