Korça mban qendrim kundër gjyqtarëve, Daja: Arbitri e ndaloi Skënderbeun në Laç, nuk kishte nevojë

Skënderbeu po sfidon edhe të ftohtin për të qenë gati për ndeshjen e radhës ndaj Bylisit. Në fushën e mbuluar nga bora dhe temperaturat që janë shumë të ulta dhe nën zero, korçarët nuk e kanë ndalur stërvitjen.

Por ekipi i Ilir Dajës ka dalë hapur tani kundër vendimeve të arbitrave. Shpeshherë me trajnerin dhe ndonjëherë me futbollistët, ka kontestime dhe ndryshe nga më parë. Këtë herë është Asion Daja që flet për “RTSH Sport”:

“Gjë pozitive për ne që kemi stabilitet në lojë, por duhen edhe rezultatet. Ajo që më erdhi peng në ndeshjen e shkuar ishte që luajtëm mirë në një fushë si Laçi dhe arbitri nuk kishte nevojë që të bëhej protagonist duke na…ndaluar.

Nëse do të merrnim një rezultat pozitiv, qoftë edhe barazim, atëherë futeshim me moral tjetër ndaj Bylisit. Por ajo që ka kaluar, ka ikur tani. Tani luajmë ndaj Bylisit në shtëpi, përkrahë tifozëve tanë dhe ne do të përpiqemi që të luajmë sa më bukur, për një rezultat pozitiv”, ka thënë Asion Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *