Konfirmohen Gavazaj dhe Xhejms nga fillimi

0

Ekipi korçar u zhvendos dje drejt qytetit të Elbasanit, ku sotluhet ndeshja e kthimit me Mladën. Pas dikas ditësh përgatitje nëKorçë, juglindorët zhvilluan dje në stadiumin “Elbasan Arena”edhe seancën e fundit, ku trajneri Ilir Daja ka punuar vetëm meanën taktike, duke dhënë udhëzimet e tij për skemat e lojës dhegoditjet standarde. Ai, siç e ka thënë edhe vetë, kërkon një ekipmë agresiv dhe pasime sa më të sakta. Për formacionin duhet thënëse do të jetë ai që ka parashikuar gazeta, me Gavazajn titullarnë të djathtë të mesfushës dhe Xhejmsin në majë të sulmit. Pjesatjetër e ekipit nuk ndryshon, duke përjashtuar këtu kthimin eLilajt në vendin e tij, që do të thotë se Muzaka ulet në stol.Nga stoli e nisin edhe Taku e Plaku.

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut, 4-1-4-1

Shehi – Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici – Osmani –
Gavazaj, Lilaj, Nimaga, Latifi – Xhejms

Formacioni i mundshëm i Mladës, 4-2-3-1
Divish – Fabian da Silva,  Çmovsh, Fleisman, Prikril -Matejovski – Rada, Maresh, Hramosta – Mebrahtu
SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here