Kohë gjyqesh në Paris, Draksler sulmon trajnerin

0

Eliminimi i hidhur nga Liga e Kampioneve natyrisht që do të krijojë probleme te PSG dhe që tani kanë nisur polemikat. Mesfushori Julian Draksler ka kritikuar trajnerin Unai Emeri  për vonesën e aktivizimit të gjermanit në ndeshjen kundër Realit mbrëmjen e djeshme.

Me Realin që kishte fituar 3-1 në vajtje, PSG-së i duhej një ndeshje e madhe për të kaluar në çerekfinale, aq më shumë që Kristiano Ronaldo shënoi në fillim të pjesës së dytë. Megjithatë, Emeri priti gjatë për të aktivizuar Drakslerin, i cili pas barazimit të Kavanit ishte gati, por u detyrua të priste edhe 5 minuta të tjera, në këmbë.

Më pas Draksler zëvendësoi Di Marinë, por nuk mundi të jepte ndonjë kontribut të madh.

“Në atë moment isha i befasuar dhe gjithashtu paksa i zemëruar”, tha Draksler për televizionin gjerman ZDF, kur u pyet për zëvendësimin.

“Po, barazuam 1-1, por ishte rezultat që nuk na vlente, ndaj duhet të vazhdonim të ushtronim presion dhe të luanim më shumë në sulm. Vuajta shumë në stol, në tërësi dhamë shumë pak dhe është e vështirë të pranosh të eliminohesh kaq lehtë.

“Të gjithë në stadium e kuptuan se nuk do të arrinim ta përmbysnim rezultatin, sepse nuk kishim intensitet. Në fund Reali kaloi pa probleme, nuk ishin aspak nervozë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.