Klauzolë 49 milionë euro, Avdijaj në shitje për “kacidhe”

0

Moda e re e klauzolave për prishjen e kontratës ka hyrë prej pak vitesh edhe në Gjermani, por nuk është se vlen shumë.

Mjafton të shohim rastin e sulmuesit shqiptar Donis Avdijaj, i cili te Shalke ka një klauzolë prej 49 milionë eurosh për prishjen e kontratës.

Kush e kërkon? Askush!

Tani Avdijaj është “i vetëm në shtëpi”, sepse është në konflikt me klubin për shkak të sjelljes së tij dhe mosrespektimit të rregullave të vendosura nga klubi.

Në këtë mënyrë, Shalke nuk e ka më në planet e veta dhe e ka nxjerrë në shitje, për një shifër modeste, rreth 3 milionë euro.

“Nuk jam i interesuar fare për atë klauzolë, sepse ajo natyrisht nuk vlen. Tre milionë euro është shuma që klubi kërkon për ta lënë të lirë Avdijajn”, tha drejtori sportiv i klubit gjerman, Kristian Hajdel, për Kicker.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image