Kërkuan stadium të boshatisur, sulmuesi i Juventusit ironizon Interin: Herën tjetër luajmë pa drita

Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit përfundoi me fitoren e bardhezinjve. Këta të fundit mposhtën me shifrat 2-0 zikaltrit në një ndeshje ku munguan brohorimat e tifozëve. Takimi u luajt me dyer të mbyllura për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Shumë diskutime u kryen për të mbërritur deri në këtë vendim, teksa Juventusi kërkontë një datë tjetër në mënyrë që stadium të ishte plot, ndërsa Marotta u shpreh kundër një ideje të tillë pasi kërkonte që Interi i tij të luante në një stadium të boshatisur.
Por gjithsesi faktori tifozeri nuk ndikoi aspak te skuadrat dhe për këtë arsye Douglas Costa nuk i ka kursyer ironitë. Një tifoz do të komentonte me fjalët: “Kujdes, mbani distancën! Përndryshe Marotta do ju kërkojë fitoren në tavolinë, ndoshta edhe titullin”. Koment ky që do të merrte edhe replikën e sulmuesit brazilian që ironizon kundërshtarët duke shkruar: “Nuk ishin mbyllur mirë dyert. Mbase takimi i radhës do të luhet me dritat fikur”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *