Deklarata që bën bujë në Itali/ Baloteli nuk do të luajë, Valdifiori: Mjaft! Po ata që punojnë në fabrikë dhe rrezikojnë?

Një deklaratë e cila po bën bujë në rrjetet sociale dhe mediat italiane është kundëpërgjigja e lojtarit të SPAL, Valdifiorit, për sulmuesin e njohur, Mario Baloteli. Ky i fundit nuk do që të luhet kampionati i Serisë A, për shkak të frikës nga Koronavirusi.

Por përgjigja e ardhur nga Valdifiori, të paktën ashtu siç supozohet, është një perlë e vërtetë. Të tjera media kanë ngritur dyshime se e gjitha kjo është një sajesë dhe lojtari i SPAL nuk i ka folur kurrë këto fjalë. E megjithatë shumë njerëz kanë lexuar si pjesë të dala nga goja e Valdifiorit:

“Nuk më intereson se çfarë bën Mario, ai do të përfundojë në gazeta dhe të flitet për të. E jona është punë edhe pse fitojmë shumë parë. Ne mund të lejojmë të mos luajmë dhe të qendrojmë në shtëpi. Po ata që shkojnë në fabrikë çdo ditë për 1000 euro në muaj? Kush ka një biznes dhe detyrohet të punojnë çdo ditë duke rrezikuar shëndetin e tyre vetëm për të ushqyer familjen? Ne duhet të luajmë vetëm për të qenë mbështetës të këtyre njerëzve, për të thënë se qëndrojmë pranë tyre, se të gjithë jemi njësoj. Jo më shumë privilegje në futboll, sepse futbolli u përket njerëzve të varfër. Jo nga ata që bëjnë para duke reklamuar imazhin e tyre”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online