Kastrioti, miqësore ndaj Ilirisë dhe pikëpyetjet e Plorit!

Kastrioti vijon përgatitjet për Superligën. Faqja zyrtare e klubit krutane ka njoftuar se ditën e shtune në stadiumin “Redi Maloku” të qytetit të Fushë Krujës do të zhvillojë ndeshjen miqësore me skuadrën vendase të Ilirisë.

Ndeshja do të jetë e para, pas kthimit nga Bullgaria.  Mendohet që skuadra krutane të rikthehet, me datën 7 Gusht.

Ndeshja ndaj Ilirisë fqinjë ka të ngjarë të përcaktojë shume detaje ne lidhje formacionin dhe modulin që do të aplikojë skuadra gjatë kampionatit.

Gjatë qëndrimit në Bullgari, krahas përgatitjeve komplekse, të besuarit e Plorit kanë zhvilluar dhe tre ndeshje miqësore.

Fillimisht ata u ndeshën ndaj AEL Limasol ku u mundën me rezultatin e ngushtë 2-1. Më pas vijnë dy barazime me NEA Salamis të Qipros  0-0 dhe Levski Karlova të Bullagrisë 2-2.

Ne prononcimet e dhënë për mediat, trajneri shkodran Plori në përgjithësi u shpreh i kënaqur me skuadrën e tij, edhe pse kërkon më shumë.

Trajneri pret ende përforcime nga drejtuesit, edhe pse prova “Iliria” do të jetë tepër e rëndësishme në këtë aspekt.

Nderim Goci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *