Kastrioti merr zemër nga pika me Laçin, tani mendja tek Korabi

0

Kastorit mundi që të barazonte 1-1 me Laçin në ndeshjen e javës së pestë të Kategorisë Superiore. Për skuadrën e Elvis Plorit ishte një pikë shumë e nevojshme, pasi ekipi kishte pësuar 3 humbje radhazi. Krutanët janë të vetëdijshëm që Kategoria Superiore është shumë më shumë më e vështirë se Kategoria e Parë.

Kastrioti duhet të harxhojë jo pak energji dhe në mesjavë, pasi ka një sfidë jo të lehtë me Korabin. Kastrioti ishte e vetmja skuadër e Superiore që nuk mundi që të fitonte në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Në Dibër, skuadra e Plorit mori një barazim 1-1 dhe të mërkurën kërkohet vetëm kualifikimi, edhe pse primar duket se është objektivi mbijetesë.

Në fundjavë është rezervuar përballja me Flamurtari nën Vlorë. Kuqezinjtë nuk janë në momentin e tyre më të mirë dhe nuk kjo situatë mund të shfrytëzohet nga Kastrioti, që me një fitore në mesjavë do e rrite akoma dhe më shumë moralin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.