Kastrioti barazon me Laçin, zhgënjejnë kurbinasit

KASTRIOTI – LAÇI 1-1

Shënues: Malindi 29’ / Gjoni 65’

Laçi ka zhvilluar gati një fazë të tërë me ndeshje, pasi dje në Krujë luajti miqësoren e shtatë dhe u nda në barazim me vendasit e Kastriotit. Nga një gol për pjesë shënuan të dyja ekipet dhe në fund ekipet u ndanë në paqe. Kurbinasit ishin më kërkues në fillim të takimit, teksa Ejoh ishte i rrezikshëm dhe mund të kishte shënuar, por nuk ia doli dot. Kastrioti mbrohet mirë dhe arrin që të realizojë madje, pasi një goditje dënimi u shfrytëzua nga Malindi që mposhti portierin Selmani.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me avantazhin minimal të vendasve, ndërsa në të dytën pati disa zëvendësime. Laçi kërkon golin e barazimit dhe e tentojnë me Ejoh dhe Xhixhën, por në fund ai vjen me anë të një mbrojtësi, pas Gjoni arriti të mposhtë me kokë portierin Kuka. Skuadra e drejtuar nga Samuel Nikaj u hodh në sulm dhe në tre raste nigeriani Kabiru u shfaq i rrezikshëm në zonë, por nuk mundi të realizojë dot.

Një paraqitje e mirë nga Kastrioti, që duket në rrugën e duhur, ndërsa laçi vazhdon të ketë shumë probleme dhe trajneri Nica është i pakënaqur, edhe pse sot mungesat ishin të shumta në formacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *