Kamza zyrtarizon dy afrime, mund Partizanin “e vogël” në miqësore

Firmosin Mustafa dhe Neziri, ndërsa sot të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe kroati Fushtar. Skuadra e Ndreut kompletohet me elementë cilësorë

Kamza 3–1 Partizani U-19
Shënues: Neziri 18’, Idrizaj 50’, Xhafa 82’ / Daci 61’

Kamza: Halili, Frashëri, Leilis, Fushtar, Idrizaj, Zefi, Mustafa, Neziri, Mehmeti, Rezi, Fukui. U aktivizuan dhe Gjonikaj, Koleci, Ymeri, Arabal, Zuna, Lame, Rami, Mumajesi, Xhafa, Syziu, Rasha. Trajner: R.Ndreu.
Partizani U-19: Hida, Fetaj, Çela, Prodani, Dishani, Bajramaj, Bakalli, Xhymerti, Haxhiu, Daci, Kodra. U aktivizuan dhe Harjo, Lala, Demiri, Dervishi, Gjinaj, Dosti, Shehu, Çepele, Ibrahimaj, Tanushllari, Çelanji. Trajner: Y.Shehu.
Gjyqtarët: K.Kola, G.Cenolli, E.Spahiu (Tiranë)

Nuk di të ndalet Kamza, skuadra e drejtuar nga trajneri Ramadan Ndreu, në merkaton e verës. Dhe dje ka bërë dy blerje, mesfushorin Argjend Mustafa, i cili është bërë i njohur në Superiore me aktivizimin te Partizani dhe te Laçi, ndërkohë që pati një aventurë të shkurtër edhe me Tiranën, si dhe mbrojtësin e majtë Neziri, i cili vjen nga Prishtina. Sot pritet të nënshkruajë me Kamzën edhe qendërmbrojtësi kroat Ivan Fushtar, i cili është aktivizuar më parë me Flamurtarin. Janë blerje të rëndësishme për një skuadër debutuese në Superiore si Kamza, që duket se e ka marrë shumë seriozisht pjesëmarrjen në elitën e futbollit shqiptar, sepse më parë ka bërë disa blerje të bujshme si portieri Halili, mbrojtësi Idrizaj, mesfushori Zefi dhe sulmuesi Fukui. Kamzalinjtë kërkojnë gjithashtu edhe sulmuesin Sebino Plaku nga Skënderbeu.
MIQËSORJA – Kamza luajti dje një ndeshje miqësore me Partizanin U-19, ku fitoi 3-1. Golat u shënuan nga Neziri, Idrizaj dhe Xhafa, Lojtari nga Prishtina shënoi në minutën e 18-të me një goditje nga rreth 30 metra. Dyfishoi Idrizaj me një parabël të bukur, ndërsa goli i tretë u shënua nga Xhafa nga fare pranë portës kundërshtare. Golin e vetëm për të kuqtë e vegjël e shënoi Daci. Në këtë ndeshje u aktivizuan edhe afrimet e fundit të Kamzës, Mustafa dhe Neziri e Fushtar. Ky i fundit zyrtarizohet sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *