Kamza fluturon falë Plakut, mbijetesa tre pikë larg

Mjafton Sebino Plaku, një ndër lojtarët më të mirë të Superiores këtë sezon, që Kamza të shohë gjithnjë e më pranë mbijetesën.

Sot ndaj Flamurtarit vendosi sulmuesi i njohur, i cili shënoi një supergol ndaj një prej ish-skuadrave të tij.

Ndeshje e dominuar nga Kamza, me Flamurtarin që tentonte në kundërsulm, duke pasur edhe disa shanse të arta, por Bushiç me shokë gabuan, ndërsa Plaku nuk fali.

Një fitore e madhe, sepse tashmë Vllaznia është 5 pikë larg dhe javën e ardhshme Kamza luan për një fitore feste ndaj Laçit, sepse aq i duhet për të lënë pas Vllazninë.

EPISODET

90’+4 Frashëri del i vetëm në zonë me Nurkoviç, grushton portieri kuqezi, por ishte shansi i fundit dhe mbyllet ndeshja.

90’+1 Bushiç humbet rast ideal, i vetëm me portierin Avdyli. Gjuajtje, devijim aq sa duhet nga portieri, për të çuar topin në këndore.

86′ Kundërsulm i Kamzës, Nurkoviç del jashtë zone dhe largon, por më pas një gjuajtje nga Idrizaj ndalet pranë vijës fatale nga Pollozhani.

81′ Traversë Mehmeti, me një gjuajtje të shkëlqyer me të majtën sapo hyri në zonë. Mbulim i dobët nga mbrojtja vlonjate, me fat Nurkoviç.

77′ Rast mjaft i mirë për Flamurtarin. Rrëmujë në zonën e Kamzës, disa tentativa rresht dhe Kamza shpëton me fat nga goli i barazimit, ndërkohë që ka edhe pretendime nga vlonjatët për një prekje me dorë nga Plaku.

66′ Flamurtari pranë golit. Goditje dënimi jashtë zone, Muarem ekzekuton bukur, përgjigjet shkëlqyeshëm Avdyli.

64′ Kamza me entuziazëm për pak sa nuk shënon golin e dytë. Fukui del i vetëm me portierin Nurkoviç dhe ky i fundit eviton golin me një dalje të guximshme.

62′ GOL KAMZA Pas shumë minutash presioni, Kamza gjen golin. Ymeraj pason për Plakun jashtë zone, sulmuesi gjuan nga distanca dhe shënon një gol të mrekullueshëm!

50’ Plaku fiton goditje dënimi në pozicion qendror jashtë zone, pas faullit taktik të Bicajt. Gjuan Plaku, grushton me vështirësi Nurkoviç, aksioni vazhdon dhe një goditje me kokë nga Fukui del mbi traversë. Shumë pranë golit Kamza.

41′ Vijojnë sulmet e Kamzës, këtë radhë provon Malaj nga jashtë zone, por mbi traversë.

29′ Plaku merr një pasim të bukur jashtë zone dhe ka shumë hapësirë përpara, por në momentin që tenton të gjuajë i ndërhyn një mbrojtës, duke evituar një rrezik të madh për vlonjatët.

23′ Flamurtari krijon rrezikun e parë dhe Tunkara humbet shansin e ndeshjes. Një top i bukur nga mesfusha e nxjerr të vetëm me portierin Avdyli, por ky i fundit pret pritjen e afrikanit.

13′ Sërish Kamza e rrezikshme. Zefi jep një top në zonë për Filin, por Nurkoviç del bukur dhe ia largon topin nga këmbët.

8′ Sërish sulm nga e djathta për Kamzën, një kros në zonë nga Zefi gjen Filin në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij me gjysmëkthesë shkon mbi traversë.

3′ Kamza rrezikon. Një kros nga e djathta e sulmit, topi mbetet rrezikshë, afër vijës fatale, por Bicaj nuk lejon Plakun të gjuajë, duke larguar në këndore.

 Kamza – Flamurtari     1-0

Shënues: Plaku 62′

 Kamza: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Çukoviç, Idrizaj, Zefi (Kuqi 90′), Malaj, Fukui, Ymeraj (Mehmeti 63′), Fili, Plaku. Të gatshëm: Gjonikaj, Leo Lelis, Mumajesi, Imeri, Rezi.

Trajner: Julian Ahmataj

Flamurtari: Nurkoviç, Veliu, Pollozhani, Bicaj, Siljanovski, Deliaj, Useini (Zhufo 84′), Tunkara, Muarem, Kamara (Nedeljkoviç 12′), Bushiç. Të gatshëm: Sali, Maze, Hyseni, Ardit Hoxhaj, Zuka.

Kartonë të verdhë: Plaku 63′ / Muarem 66′, Nedeljkoviç 82′

Trajner: Petraq Bifsha

Arbitra: Juxhin Xhaja, Rejdi Avdo, Ermal Barushi, Egin Doda. Pas porte: Olsi Sokoli, Olsid Ferataj.

Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Albano Janku

Flamurtari viziton Kamzën dhe është një ndeshje me shumë rëndësi, për dy skuadrat e përfshira dhe për Teutën e Vllazninë që shohin në distancë.

 Kamza kërkon fitore që mund të afrojë jashtëzakonisht mbijetesën, por në varësi të ndeshjeve të tjera, Flamurtari mund të futet në telashe të mëdha nëse humbet, ndaj pritet një betejë.

 Për vlonjatët mungojnë Sidibe, i pezulluar, si dhe Musta e Danilo Alvesh, të dëmtuar. Kamza ështe e plotë, sepse mbetet jashtë prej javësh vetëm Raçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *