Jo vetëm VAR, rregullorja e re e Champions Ligës gëzon trajnerët!

0

Teknologjia VAR do të aplikohet këtë sezon në Champions Ligë duke nisur nga faza çerekfinale, por nuk është ndryshimi i vetëm që ndodh në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

16 trajnerët do të kenë mundësinë të përdorin ndërrimin e katërt në ndeshjet me eliminim direkt. Nëse dy ndeshjet dalin në barazim dhe shkohet në shtesa, atëherë klubet mund të kenë mundësinë e një tjetër ndërrimi.

Diçka e tillë u përdor për herë të parë në Botërorin Rusi 2018, ndërsa tashmë do të ndodhë dhe në Champions. Nga ana tjetër, lojtarët që janë aktivizuar në pjesën e parë të sezonit në Champions dhe kanë ndryshuar ekip gjatë janarit do të kenë mundësinë të luajnë përsëri në turneun e më të mirëve.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg