Jashanica: Ndonjëherë nuk vlen maksimumi!

Për Bajram Jashanicën, humbja ka ardhur nga gabimet e vetë ekipit të tij. Kosovari pranon superioritetin e Partizanit dhe nuk e cilëson dramatike këtë humbje, pasi përballë kishin një ekip shumë të fortë. “Normalisht Partizani ka ekip të mirë. Rrezikuam pak me mbajtjen e topit, por loja jonë fillon nga portieri. Kundrejt këtyre ekipeve kaq të forta duhet të tregoheshim më të kujdesshëm. Bëmë maksimumin, por ndonjëherë nuk vlen edhe maksimumi. Partizani është ekip shumë i fortë, nuk kishim shumë mundësi”. Ai flet edhe për sulmin edhe mungesën e efikasitetit.

”E kemi diskutuar dhe punuar që të shkojmë me 3 ose 4 lojtarë në fazën e sulmit, por nuk na e lejoi kundërshtari. Partizani është i mirë dhe mbrojtjen e kanë të fortë. Duhet të sulmonim me forca më të mëdha dhe të kërkonim edhe më shumë. Goli? Çdo lojtarë kërkon të shënojë gol, sot nuk e arritëm, as unë, e as bashkëlojtarët e mi. Ndjejnë shumë e mirë është të shënosh, por na mungoi edhe fati në këto ndeshje”.

Jashanica shpjegon edhe pse muri nuk kërceu në momentin që Tosiç shënoi golin nga standardja. “Nëse ne kërcenim do e fuste poshtë këmbëve tona. Ne vendosëm të mos kërcenim, nëse do të kishim kërcyer, topi mbase do të futej poshtë këmbëve tona”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *