Italia përgjysmohet akoma më shumë, dëmtohet ylli i sulmit

Lajme jo të mira për kombëtaren italiane. Roberto Mançini duket se ka qenë i shqetësuar pas seancës së sotme stërvitore, teksa një ndër lojtarët më të rëndësishëm ka lënë grumbullimin si pasojë e një dëmtimi.

Bëhet fjalë pikërisht për Federiko Kiezën, i cili ka lënë stërvitjen dhe grumbullimin përgjysmë ditën e sotme për shkak të një dëmtimi. Gjithashtu, Alesandro Florenci është në dyshim për ndeshjen e parë ndaj Finlandës, si pasojë e një shqetësimi që ka në pulpë.

Italia do të nisë kualifikueset me përballjen ndaj Finlandës, ndërsa më pas do të presë Lihteshtejnin për ndeshjen e dytë. Në grup me axurrët, bëjnë pjesë edhe kombëtaret e Greqisë, Armenisë dhe Bosnjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *