Ismajli dhe Memushaj në fushë, nuk feston asnjëri

Ardian Ismajli është një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Hajdukut të Splitit. Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë luajti për 90 minuta ndaj skuadrës së Slaven Belupos.

Skuadra e Ismajlit e pa veten dy herë në avantazh, por në të dyja rastet gjeti forcat për të vënë ekuilibrin. Hajduku shkon në kuotën e 17 pikëve dhe mbetet në vendin e 6 në klasifikim.

Në Itali luajti edhe Ledian Memushajt, i cili po ashtu nuk ka arritur që të fitojë me Peskarën e tij. Vlonjati barazoi 1-1 me Askoli, por “delfinët” kishin mundësinë që në fillimin e ndeshjes që të kalonin në avantazh, por Mankuso gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe pse në fraksionin e dytë Peskara e gjeti golin në të 50-ën, 15 minuta më vonë ishin miqtë që vunë ekuilibrin. Pas këtij barazimi Peskara mbete në vendin e dytë, duke bërë një hap fals që mund t’i kushtojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *