Ish-mesfushori i Skënderbeut, nën urdhrat e Milinkoviçit

0

Prej dy ditësh në stërvitje me ekipin e parë të kampionëve është bashkuar dhe një lojtarë i ri. Erli Çupi prej dy ditësh është vënë nën urdhrat e trajnerit Mlladen Milinkoviç, i cili si duket është bindur nga aftësitë e 20-vjeçarit. Edhe pse është bashkuar me Kukësin B prej disa javësh, Çupi nuk është aktivizuar në ndeshjet e fillimit për shkak të mungesës së disa dokumentacionesh. Nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar, pasi më parë Çupi ka qenë pjesë e Skënderbeut, por është aktivizuar vetëm në dy takime në Kupën e Shqipërisë. Pasi tentoi tek skuadra turke e Istanbul Bashakshehirit u rikthye në Shqipëri ku synon të jetë protagonist në radhët e kampionëve. 20-vjeçari i lindur në Bulqizë luan si mesfushor i majtë, por mund të luajë si në të djathtë ashtu dhe në qendër.

Emri: Erli

Mbiemri: Çupi

Mosha: 20 vjeç

Vendlindja: Bulqizë

Pozicioni: Mesfushor i majtë

KARRIERA

Skënderbeu

Istanbul Bashakshehir U-21

Kukësi B

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.