Partizani / Starova përzien kartat, formacioni mbetet pezull

Trajneri i “demave” ka përzierë lojtarët edhe në stërvitjen e djeshme. Frika për zbulim ka bërë që të mos provojë asnjë formacion para ndeshjes me Skënderbeun

Ndeshja me Skënderbeun është vetëm dy ditë larg, por pavarësisht kësaj, trajneri Sulejman Starova nuk ka provuar asnjë formacion deri tani për përballjen kundër korçarëve. Numri një i stolit duke pasur frikë nga ndonjë zbulim i mundshëm nuk ka preferuar të japë asnjë formacion për lojtarët që do të hedhë në fushën ditën e hënë. Ai nuk dëshiron të rrezikojë dhe po i zhvillon përgatitjet në qetësi të plotë, taktikë që e përdori edhe para ndeshjes me Kukësin. Fatmirësisht për të, i rezultoi me sukses.
FRIKA E ZBULIMIT – Në seancën e djeshme, të zhvilluar në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare”, në Kamzë. Partizani kreu një seancë të karakterit tekniko-taktik. Pavarësisht kësaj, trajneri Starova nuk ka preferuar që të japë indikacione për formacionin. Ai ka përzierë kartat duke ndarë skuadrën e tij në dy ekipe me nga 9 lojtarë. Në asnjë nga ekipet nuk kanë qenë titullarët e plotë dhe nuk është luajtur me skuadrën e parë. Numri një i stolit nuk do që t’i zbulohet taktika para ndeshjes me korçarët, pasi kjo sfidë është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit. Megjithatë, një ide se kush do të luajë është krijuar.
FORMACIONI I MUNDSHËM – Në portë, nga minuta e parë do të jetë i përhershmi Alban Hoxha. Paraqitja e tij ka qenë mjaft e mirë duke qenë një garanci më tepër për ekipin e kuq. Reparti i mbrojtjes duket se ka gjetur stabiliteti tashmë, pasi Ibrahimi në krahun e djathtë, Malota dhe Atanda në qendër, ndërsa dilemat e vetme janë në krahun e majtë. Kalari nuk ka zhvilluar asnjë stërvitje me grupin, pasi u dëmtua në Kukës, ndërsa Kotobelli ka qenë i gatshëm në të gjitha seancat. Starova me shumë mundësi do të vendosë për Kotobellin si startues.
Në mesfushë rikthehet kapiteni Batha, ndërsa në krahun e tij do të jenë Vila dhe Adorjan. Bardhi, Progni dhe Trashi do të jenë më të avancuar.
Skema do të jetë e ndryshme nga ajo që u preferua kundër Kukësit, pasi trajneri Starova luajti me 3-5-2 edhe për shkak të fushës së vogël në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Në stadiumin “Selman Stërmasi”, numri një i pankinës do të përdorë një skemë të ndryshme nga ajo e Kukësit.

Formacioni i mundshëm i Partizanit
Hoxha
Ibrahimi Atanda Malota Kotobelli
Adorjan Batha Vila
Progni Bardhi Trashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online