Ish-kapiteni i Junajtid është i prerë: Pogba duhet të shitet në janar!

0

Mançester Junajtid po kalon një krizë rezultatesh, ndërsa në ekip mbizotëron kaosi. Zhoze Murinjo rrezikon postin, ndërsa hija e Zidan ka filluar të sillet në “Old Trafford”. Marrëdhënia mes trajnerit portugez dhe Pol Pogba vazhdon të jetë e akullt dhe kjo situatë ka ndikimin e vet në ekip.

Ish-mesfushori i Junajtid, Pol Ins, i cili ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit të “Djajve të Kuq”, ka dhënë mendimin e tij për situatën në fjalë dhe zgjidhja më e mirë sipas 50-vjeçarit është shitja e Pogba në janar.

“Kjo situatë po vazhdon prej një kohe të gjatë. Murinjo kishte diçka për t’i thënë mesfushorit pas rikthimit nga Botërori dhe gjërat janë duke u përkeqësuar. Ekipi po vuan dhe mendoj se më e mira për të gjithë është shitja e Pogba në janar. Pol duhet të tregojë më respekt për trajnerin, por dhe shokët e ekipit. Sigurisht, që gjëra të tilla nuk do të kishin ndodhur në kohën time”, përfundon Pol Ins për “The Sun”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.