Intervistat pas ndeshjes, Ahmataj: Nuk kemi kohë të luajmë bukur, për 1 sekondë mbaroi çdo gjë

Në ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës së Superiores, atje ku Teuta ka barazuar me Tiranën në minutat e fundit me shifrat 1-1 falë Rustem Hoxhës, ndërsa Laçi nuk ka pasur asnjë diskutim në fitoren me përmbysje në shifrat 1-4 ndaj Skënderbeut.

Ndërkohë më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e trajnerëve pas ndeshjes për “Supersport”:

Bledi Shkëmbi (Teuta): “Nuk më pëlqen pyetja nëse ishte rezultat i drejtë apo jo, por më gëzoi për mënyrën sesi shkoi loja. Ishte një ndeshje e bukur dhe kishim momente jo të mira, por jam i kënaqur me luftën deri në fund. Deri në janar ka kohë dhe unë shpresoj që sulmuesit që kemi për momentin të ndryshojnë. Nuk arritëm të shënonim dhe në këto ndeshje me rival direkt e pëson nëse nuk je i saktë para portës. E dimë që luajtëm përballë një Tirane shumë cilësore. Duket që ne kemi probleme me sulmuesit, por edhe të tjerët duhet të shënojnë”

Armando Cungu (Laçi): “Ne po arrijmë të shprehemi në fushë dhe më kënaq mbi të gjitha se lojtarët po ndihen shumë mirë. Në 4 ndeshje në drejtimin tim, Nabueze ka shënuar 7 gola. Kjo nuk ka nevojë për më shumë koment. Më kujton Xhemjsin, megjthëse kishte tipare të tjera. Naubueze të mban ekipin përpara dhe rezulton shumë i suksesshëm. Për momentin, më duket sikur jemi në vend të parë. Besimi po rritet te lojtarët dhe nuk ka asnjë lloj justifikimi sa i përket aspektit psikologjik që është në nivelet maksimale”.

Julian Ahmataj (Tirana): “Të imponon loja dhe kundërshtari për t’u mbrojtur. Nuk kemi kohë për të luajtur bukur, pasi na duhen pikët. Skuadra bëri atë që i kërkuam, por shfaqen shenja nxitimi dhe lojtarët marin kartona shumë shpejt. Kjo që të vazhdojmë lojën 11 me 11. Duhej ta shmangim presingun e Teutës. Nuk mund t’i kërkoj asgjë ekipit pasi kemi vetëm 10 ditë bashkë. Më shqetësoi mënyra e të luajturit dhe menaxhimi në pjesën e dytë. Kjo pasi nuk mund të rrinim gjithmonë në mbrojtje. Lojtarët duhet të reagonin për të mbrojtur portierin te goli i pësuar, pasi po qendronin në vend dhe duke parë. Aq është, për një sekondë mbaroi çdo gjë. Lojtarët i kemi, duhet vëmendje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *