Intervistat e trajnerëve/ Duro flet pas ndeshjes: Goli i Tiranës solli kaosin, nuk e ha lehtë presionin

Gjatë ditës së sotme janë luajtur tre takimet e para të Superiores, sa i përket javës të pestë së kampionatit shqiptar. Kështu, në dy takimet e orës 16:00, Partizani barazoi me Bylisin në shifrat 1-1, ndërsa Skënderbeu mundi Teutën me rezultatin 1-0.

Më poshtë mund të shihni edhe intervistat e dy trajnerëve te Kukësi-Tirana që janë prononcuar për “Supersport”, në përballje që u mbyll me triumfin e verilindorëve, 2-1.

Ardian Mema (Tirana): “Kam qenë brenda, dëgjova zhurmën dhe nuk e di saktë se çfarë ndodhi me konfliktin pas ndeshjes, pasi isha në stresin e lojës. Kukësi ka elemente brenda, duhej të ishim të qetë. Goli i parë na shokoi. U thashë lojtarëve që të ishin të qetë për vazhdimin e lojës. Është bërë e modës me këto të shtrirët në fushë, nuk ka as “Fair Play”. Duhet që të jemi gjithmonë në ekuilibër dhe të mos hidhemi në aventura. Pritshmëritë te Tirana janë të mëdha. U ekzagjerua shumë me opinionin, duke thënë: “Tirana kampion. Duhet të ulemi me këmbë në tokë”.

Shpëtim Duro (Kukësi): “Në ndeshje të tilla duhet të shpresosh në situata të veçanta. Tirana ishte më shumë lartë psikologjikisht, ndërsa ne vinim nga një humbje në Ballsh. I thashë ekipit që duhej të reagonte me Tiranën dhe i përgëzoj. Në 15 minutat e fundit duhej të kishim bërë golin e tretë me Shkurtajn. Goli i Tiranës solli edhe gjithë kaosin. Unë kam kaluar shumë president dhe me Gjicin jam takuar pak, por nuk është e lehtë që ta ha shumë presionin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *