Ilira thyhet në shtëpi, Veleçiku vijon ngjitjen

Është mbyllur dhe ndeshja e fundit e javës së 13-të në Kategorinë e Par. Iliria e Fushë-Krujës është mundur në shtëpi minimalisht nga skuadra e Veleçikut, e cila tani e sheh veten në vendin e pestë.

Ka mjaftuar një gol i Tomas në minutën e 13-të skuadrës nga Kopliku për të marrë 3 pikë me shumë vlerë. Skuadra vendase ka tentuar në disa raste që të ndryshojë rezultat por nuk ia ka mundur që të gjej rrugën e rrjetës.

Iliria nuk arrin të gjejë vazhdimësinë, duke shënuar humbjen e tretë në 4 takimet e fundit dhe me 15 pikë mbetet në vendin e tetë.  Skuadra nga Fushë-Kruja duhet të reagojë nëse nuk do që të rrezikojë seriozisht rënien, edhe pse është ende herët. Duhet të veçohet se u luaj në një terren skandaloz dhe mjaft të rënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *