Iku froni i Liverpulit! Djemtë e Igli Tare janë rekordi i Europës, ka edhe një befasi nga Kumbulla me Rrahmanin

0

Nëse deri pak kohë më parë flisnim për Liverpulin si ekipin e pamposhtur që nuk e njihte shijen e humbjes, tani nuk mund të themi më të njëjtën gjë. Kjo pasi të kuqtë e kanë provuar disa herë disfatën në katër ndeshjet e fundit.

Por cili është ekipi i pamposhtur i momentit? Rekordi mbahet nga “makineria” që ka ndërtuar Igli Tare me idetë e tij. Pikërisht Lacio që po lufton për Skudeton, ndërsa kryesojnë renditjen me 21 ndeshje pa humbje. Menjëherë pas tyre vjen PSG dhe Bajerni. Disi surprizuese, por në vendin e katërt ndodhet Verona. Këta të fundit kanë 9 ndeshje pa humbje, megjithëse më herët i shihnin si modestë. Një meritë e madhe këtu i takon padyshim Kumbullës dhe Rrahmanit, që janë një mur i pakalueshëm për kundërshtarët. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.