I njëjti problem i madh shfaqet edhe ndaj Luftëtarit, Vllaznia nuk del nga parashikimi

Përmbledhja e ndeshjes, Vllaznia-Luftëtari 0-0

90’+4′ Mbyllet ndeshja, Vllaznia-Luftëtari 0-0. I njëjti problem te Vllaznia, që nuk arrin të shënojë dhe nuk e di ende mënyrën për të tundur rrjetën e kundërshtarit.

90′ Ka katër minuta shtesë.

85′ E pafat Vllaznia! Lika ka goditur traversën ndërsa kishte një mundësi të mirë shënimi.

78′ E vështirë për Vllazninë për të goditur portën kundërshtare. Luftëtari është i tërhequr prapa dhe duke parë sesi ka shkuar loja, 1 pikë do të ishte për t’u gëzuar.

70′ Bie disi ritmi i lojës. Gjithsesi Vllaznia është ajo që krijon volumin e lojës dhe nuk e lë topin në kontrollin e Luftëtarit.

62′ Zëvendësim te vendasit. Bardulla futet në fushë.

56′ I sapohedhur në fushën e lojës, Uenderson humbet një tjetër mundësi të mirë. Gjuajtja e tij nga brenda zonës nuk shënjestron portën.

49′ Tjetër mundësi e artë për Zogajn, por gjuajtja e tij nga brenda zone për t’u harruar.

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë, Vllaznia-Luftëtari 0-0.

42′ Stafi i Vllaznisë nuk i beson syve. Zogaj godet me kokë dhe topi përfundon në traversë. Paiters tregohet fantastik deri tani.

40′ Rasti i pastër për Vllazninë. Krosimi fantastik i Likës gjen Malotën të lirë me kokë, por portieri i Luftëtari e mohon golin.

35′ Në temperatura e larta dhe pa praninë e tifozëve, nuk ka shumë bukuri në fushë për t’u parë. Gjithsesi mbetet një ndeshje e luftuar.

28′ Dushkaj kërkon sjell disi panik në zonën e shkodranëve, ndërsa Ziaj përfiton për të goditur në afërsi të zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

20′ Lojë e qetë dhe që zhvillohet në mesfushë deri tani. Mungojnë rastet e pastra.

13′ Rasti i artë për bluzinjtë. Renja ka krosuar në mënyrë fantastike nga krahu i djathtë, por Ziaj ishte vetëm një hap larg për të dërguar topin në rrjetë.

4′ Një top i rrezikshëm futet për Shtubinën në zonë, por ky i fundit nuk arrin ta sulmojë në mënyrën e duhur.

1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë miqtë.

Përpara ndeshjes

Vllaznia do të ndeshet ndaj Luftëtarit për javën e pestë të Superiores. Ekipi i Jonuz kërkon një fitore në shtëpi, ndërsa përballë tij gjenden bluzinjtë e drejtuar nga Marantas, që po kthejnë disi atë nisje të keqe të kampionatit.

Më poshtë mund të shihni edhe formacionet zyrtare të takimit, atje ku nuk ka shumë surpriza me atë që pritej:

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Hygor, Kruja, Emerson, Lika, Shtubina, Zogaj

Luftëtari: Paiteris, Lala, Demo, Isufi, Dushkaj, Prikas, Açka, Hyseni, Renja, Fili, Ziaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *