“I gjithë kombi është i trishtuar”, mesazhi i ndjerë i Rexhinaldos

0

Mozambiku mbeti jashtë Kupës së Kombeve të Afrikës dhe kjo ndodhi pasi pësuan gol në shtesë dhe barazimi i eliminoi. Rexhinaldo, sulmuesi i Kukësit, ishte në fushë si titullar dhe nuk mundi të shënonte dot. Ai eliminim është përjetuar keq nga ai dhe pjesa tjetër e lojtarëve. Futbollisti i Kukësit, përmes llogarive të tij në rrjetet sociale ka postuar edhe një mesazh për tifozët.

“E di që është një moment shumë i vështirë për të gjithë mozambikasit dhe për të gjithë ata që vijnë të na ndihmojnë gjithmonë. Po shkruaj këtu që t’u them se sa të mërzitur jemi ne. Ne lojtarët, stafi teknik, masazhatorët, stafi mjekësor dhe drejtuesit e kombëtares së futbollit të Mozambikut. Donim aq shumë ta fitonim ndeshjen dhe të kualifikoheshim për të shumëdëshiruarën, Kupën e Kombeve të Afrikës.

Donim shumë t’u jepnim pak qetësi vëllezërve tanë që po vuajnë për shkak të fatkeqësive natyrore që shkatërruan vendin, donim t’ua jepnin kualifikimin popullit mozambikas dhe mbi të gjitha qytetit të Beirës. Sot jemi të trishtuar, i gjithë populli dhe kombi është i trishtuar. Dhamë gjithçka, dhamë jetën tonë për të fituar. Ne pranojmë çdo lloj kritikash.

E provuam, dhamë gjithçka, ashtu si dhe stafi i trajnerëve, por i tillë është futbolli dhe futbolli është mizor. Nuk e donim këtë përfundim dhe nuk e di kur trishtim im/ynë do të marrë fund. Jam i zhgënjyer, donim të ishim pjesë e Kupës së Kombeve, kemi cilësitë e duhura për të, por kështu ishte e shkruar. Dua që në emrin tim dhe në emër të të gjithë grupit, të kërkoj falje për mosarritjen e kualifikimit.

E di që është shumë e komplikuar, por mos na braktisni, mund të na kritikoni. Të gjithë po vuajmë. Të gjithë po qajmë. Sot jemi të fortë, nuk humbëm ndeshjen, por humbëm mundësinë për t’u kualifikuar dhe i treguam botës së Mozambiku ka futboll, ka punë dhe përgjegjësi, por na duhet të ecim përpara. Ne kemi mësuar nga gabimet që bëmë, të gjithë humbëm, por do të rikthehemi më të fortë. Ju kërkojmë edhe njëherë ndjesë”, shkruan Rexhinaldo.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.