Holshtajn Kili sfidon Volfsburgun dhe bëhet më stadium Bundeslige

0

Klubi modest i Holshtajn Kilit ka habitur Gjermaninë, sepse vjet luante në Ligën 3 dhe tashmë lufton për një vend në Bundesligën 1.

Klubi verior sfidon sot Volfsburgun në vajtjen play-off, ndërsa kthimi luhet të hënën.

Në prag të këtij takimi Holshtajn ka marrë një lajm të bukur, sepse Federata Gjermane ka aprovuar stadiumin në Kil për të luajtur aty ndeshjet e Bundesligës, në rast ngjitjeje.

Aktualisht stadiumi ka 10.000, por deri në tetor do të ndërtohet një tribunë në krahun lindor të stadiumit, duke e çuar kapacitetin në 15 mijë, aq sa është limiti minimal. Ndërkaq, deri më pranverë 2018 do të rikonstruktohet edhe një nga tribunat kryesore, duke shtuar numrin e vendeve në stadium deri në 19.000 vende.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.