Hakmarrja, Juve i kërkon Lokatelin Milanit

0

Leonardo Bonuçi nga Juventusi te Milani, lëvizja më e papritur dhe e bujshme e verës, që ka tronditur tifozët e Juventusit dhe ka entuziazmuar kuqezinjtë.

Tani Juve bëhet gati për përforcime të tjera dhe një ide ka nisur të qarkullojë në mediat italiane: bardhezinjtë duan Manuel Lokatelin nga Milani, përveç Matia De Shilios.

Mesfushori i talentuar 19-vjeçar konsiderohet një futbollist me të ardhme të madhe dhe vetëm i duhet kohë që të rritet, ndaj Juventusi e sheh si lojtarin perfekt për ta rritur në një mesfushë klasi.

Milani ka refuzuar prerë çdo mundësi shitjeje, duke e deklaruar të pashitshëm, por kjo thjesht tregon që lëvizje ka në këtë drejtim dhe duket se Juve kërkon hakmarrje, sepse ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit.

Ndërkaq, vazhdon presioni i Juves për të marrë Matia De Shilion, që Alegri e do me çdo kusht dhe Milani e vlerëson 12 milionë euro, 4 më shumë nga sa ofron Juventusi, që kërkon urgjentisht pasardhësin e Dani Alveshit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image