“Hajt se po pendohem nga e hëna”, Jemini shpërthen pas sinqeritetit të tij: Të gjithë gabojmë, për çfarë të pendohem?

Lorenc Jemini do të tregohej i sinqertë disa ditë më parë, ku do të pranonte hapur gabimin e tij të ndodhur përpara disa viteve. Bëhej fjalë për një penallti të akorduar në favor të Skënderbeut, e cila vulosi edhe fatin e takimit kundër Flamurtarit, që në atë kohë mbante vendin e parë. Një lajm i tillë bëri edhe xhiron e mediave, duke treguar pendesën e Jeminit. Por kjo fjalë nuk duket të jetë e duhura për ish-arbitrin. Ky i fundit ka reaguar në “Procesi Sportiv”, ku thotë hapur se ishte thjesht një gabim për të cilin nuk ka përse të pendohet. Të gjithë gabojnë deklaron Jemini, prandaj nuk ka arsye për pendesa.

“Ka qenë gjithë javën në gazeta dhe të gjithë aktorët që kanë marrë pjesë në këto intervista kanë mendimin e vetë. Disa kërkojnë që Jemini të pendohet. Nëse këta e kërkojnë hajde se po pendohem nga e hëna. Por kjo nuk është çështje pendimi, unë e pranova që kam gabuar. S’kam pse pendohem. Për çfarë do pendohem? Të gjithë lojtarët që kanë gabuar një penallti i bie që të pendohen që të gjithë. Gjithsecili nga ne ka gabuar. Madje po të marrim të gjithë arbitrat e ti sjellim në vendin tim nuk besoj se do ketë ndonjë që do thojë nuk kam gabuar“, është shprehur Lorenc Jemini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *