LAJM I FUNDIT/ “Largohet nga Chelsea”! I pagabueshmi i merkatos, Fabrizio Romano tregon fatin e Armando Brojës: E duan në Premier League si objektiv kryesor

Armando Broja ngelet ende një emër që sjell shumë interes jo vetëm për tifozët shqiptarë, por edhe për disa nga klubet më të njohura në Europë. Përpos aktivizimit të pakët të tij te Fulham, cilësitë e këtij lojtari sjellin jo pak interes.

Një lajm i fundit është publikuar nga Fabrizio Romano, i njohur ndryshe si i pagabueshmi i merkatos dhe njeriu që zyrtarizon marrëveshjet përpara se të dalin njoftimet zyrtare nga vetë klubet.

“Chelsea dhe Broja po planifikojnë të ndahen këtë verë. Transferimi do të ndodh sapo të kthehet nga huazimi i Fulhamit. Sulmuesi është në listën e disa klubeve në Europë dhe Premier League, që e shohin si objektivin e tyre kryesor”, shkruan Romano. /Sport Ekspres/