VIDEO/ Mungon Haland? Sancho shpërthen në gola, Dortmundi bën ping-pong me Paderbornin dhe harron shijen e Bajernit

0

Dortmundi ka lënë pas shijen e hidhur nga humbja në klasiken e Gjermanisë me Bajernin, duke u rikthyer edhe më e fortë se më parë. Verdhezinjtë kanë shkatërruar me shifrat 1-6 Paderbornin e Gjasulës, duke bërë që nga rezultati t’i ngjasojë më tepër një loje pung-pongu se sa futbolli. Edhe pse Haland nuk do të zbrist në fushë për shkak dëmtimi, ylli tjetër i skuadrës, Sancho, bëri që mungesa e norvegjezit të mos ndihej aspak.

Sulmuesi i ri ka realizuar një hat-trick ndeshjen e sotme, duke e tundur kështu plot 3 herë rrjetën kundërshtare. Të 7 golat do të rezervoheshin në pjesën e dytë, ndërsa seria e goledaës hapet nga Hazard në minutën e 54. Vetëm 3 minuta më pas do të shfaqej në tabelën e golashënuesëve edhe emri i Sancho, i cili do e bënte të njëjtën gjë edhe dy herë të tjera, në të 74-tën dhe të 91-tën minutë.

Gjithashtu vend në listën e golashënuesëve pati edhe për mbrojtësin Hakimi dhe për Shmelzer, të ciëlt gjetën golin përkatësisht në minutën e 85 dhe të 89 të takimit. Goli i nderit nga Paderborni do të vinte nëpërmjet pikës së bardhë të 11 metërshit. Ndërkohë Sancho dhe Hakimi, ashtu si edhe disa futbollistë të tjerë në Bundesligë, i janë bashkuar protestës për vrasjen e George Floyd, duke veshur bluzë ku shkruante “Drejtësi për George”, të cilat i kanë treguar pas shënimit të goalve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.