Deklarata e lojtarit madrilen që sjell shumë trishtim te tifozët e Real Madrid: Ndeshja e nesërme do të jetë e fundit për disa shokë në Santiago Bernabeu

Real Madridi do të luajë nesër ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayernit në fushën e vet. Sot në Madrid është mbajtur një konferencë për shtyp dhe gazetarëve iu drejtua Dani Carvajal, i cili u gjend në qendër të vëmendjes për një fjali.

“Ka një të vërtetë dhe shpresoj që të jem gabim, por ndeshja e nesërme do të jetë e fundit në Champions League në Bernabeu për disa nga shokët e mi. Shpresoj që të fitojmë dhe së bashku të festojmë një tjetër vend në finale”, tha Carvajal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/