Guerrilsat, fituesit e mëdhenj të ndeshjes në Shkodër

Barazi totale në fushë, asnjë gol për të festuar, por në tribuna festë bënin tifozët e organizuar të Partizanit, Ultras Guerrils. Në numër të madh drejt Shkodrës, ultrasit e Partizanit ndezën “Loro Boriçin”, duke u dëgjuar gjithë ndeshjen, me këngët e tyre. Në krahun tjetër, heshtje totale te tifozët shkodranë, që e kanë humbur keqas përballjen me tifozët e ardhur nga Tirana, edhe për faktin se në ndeshjet e Vllaznisë nuk shkojnë më grupimet e organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *