Grezda: Kishte interes nga skocezët, por unë nuk tregova asgjë

Eros Grezda ka folur para ndeshjes në Gllazgou për “Supersport”. Lojtari i Kombëtares që do të luajë në Skoci këtë edicion të ri ka theksuar se ka pasur interes nga skuadra e tij për lojën e kuqezinjve, por ai nuk ka zbuluar asgjë. Po ashtu lojtari anësor ka komentuar dhe zgjedhjet e trajnerit Kristian Panuçi.

AVENTURA E RE NË SKOCI – “I falënderoj çunat që më kanë pritur mirë. Edhe mediat kanë shkruar shumë mirë. Uroj që ta shpërblej me lojëra të mira. Më vjen keq që nuk luaj sot. Nuk isha shumë mirë në gjendjen fizike”.

INTERESI NGA KUNDËRSHTARI – “Në ditët e fundit më kanë pyetur nga stafi se si do luajmë dhe për formacionin, por nuk e kam ditur as unë dhe nuk do u tregoja asgjë edhe po të dija gjë”.

SKUADRA E PANUÇIT – “Do luajmë me 4-4-3 dhe do mbrohemi. Lojtarët që kanë fituar besimin  trajnerit do bëjnë shumë mirë”.

HUMBJA E SKOCISË – “Belgjika mund të mundë çdo skuadër dhe nuk duhet ta shohim shumë. Të fokusohemi tek kjo ndeshje dhe uroj të dalim mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *