UEFA me dorë të hekurt, Marseja merr dënimin e rëndë

Dhuna e tifozëve të Marsejës gjatë ndeshjeve të Europa League, i ka kushtuar shumë klubit francez. Në një njoftim të UEFA-s, bëhet e ditur se Marseja duhet ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme pas dyerve të mbyllura, si dhe në dy takime të tjera, stadiumi “Velodrome” do të jetë pjesërisht i hapur.

Incidentet në përballjen ndaj Salcburgut dhe në finalen kundër Atletiko Madridit janë cilësuar si të patolerueshme nga UEFA, që e ka vënë klubin francez në një periudhë prove. Në rast përsëritje të dhunës nga tifozeria, Marseja do të pezullohet për një vit nga kompeticionet evropiane.

Ultrasit francezë janë kthyer në një problem për organizuesit dhe qytetet pritëse të ndeshjeve të kompeticioneve europiane dhe UEFA po përpiqet që me presionin ndaj klubeve të ketë një zbutje të situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online