Greca, divorci i radhës te Kukësi

Mesfushori Bedri Greca është i larguari i radhës nga kampionët e Shqipërisë. Pas aventurës 1-vjeçare me verilindorët, mesfushori kryeqytetas nuk do të jetë më pjesë e Kukësit, ku dëmtimet e shpeshta nuk e lejuan që të tregonte vlerat e tij. 26-vjeçari tashmë do të nisë një aventurë të re, larg Kukësit.

Me kampionët arriti që të luante në 22 takime, mes Kupës, kampionatit dhe ndeshjeve europiane, duke arritur që të shënonte dhe 2 gola. Gjatë dy fazave të para performanca e tij erdhi në rritje, por gjatë fazës përgatitore në Turqi në janar, pësoi një dëmtim që e la për një periudhë relativisht jo të vogël larg fushave të blerta. Në fundin e sezonit Greca e la pas dëmtimin dhe u aktivizua në dy takime, megjithatë kjo nuk ka mjaftuar që bashkëpunimi mes tij dhe Kukësit të vazhdojë. Greca bëhet kështu i larguari i pestë zyrtarisht.

LARGIMET

Kushtrim Lushtaku

Rexhep Memini

Lukas Rangel

Matija Dvornekoviç

Bedri Greca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *