Goli i Marko Van Basten Çemës ndaj akademisë, pritet të shihet reagimi i Duros te Kukësi

Marko Van Basten Çema erdhi si një afrim shumë interesant te Kukësi në këtë merkato, me kuriozitetin e madh për të parë prezantimin e tij në fushën e lojës. Jo vetëm sa i përket emrit që lidhet me legjendën e futbollit botëror, por edhe me të dhënat që vinte lojtari.

Gjithsesi, ndeshja e parë ishte për t’u harruar. Futet në Superkupën e humbur ndaj Partizanit në pjesën e dytë dhe largohet gjatë 30 minutave shtesë të takimit. Duro ishte i pakënaqur me mënyrën sesi lojtari 21-vjeçar po sillej në fushë, duke mos i dhënë asnjë mundësi tjetër gjatë kampionatit.

Por në fitoren e arritur 0-4 gjatë ditës së djeshme ndaj akademisë “Football Republic U-19”, do të vinte edhe realizimi i Çemës në golin e parë. Tashmë pritet me kuriozitet të madh nëse trajneri Duro do t’i jap edhe një shans të dytë te verilindorët këtij sulmuesi, apo do të largohet thjesht si futbollisti që erdhi me një emër të veçantë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *