Gjysmëfinalet, 4 shtete në garë për trofeun

Pas disa vitesh me dominim tërësisht spanjoll, më në fund Champions League bëhet një kompeticion që i përket gjithë Europës. Reali i Madridit shpëtoi me shumë vuajtje ndaj Juventusit dhe si kampion Europe në fuqi do të mundohet të mbrojë nderin e Spanjës, që doli e dërrmuar nga kjo mesjavë, pas eliminimit të Seviljes dhe sidomos të Barcelonës. Roma do të përfaqësojë Italinë, kundër çdo parashikimi, pas kualifikimit historik ndaj Barcelonës. Bajerni mbetet natyrisht përfaqësuesi i denjë i Gjermanisë, ndërsa Liverpuli shpreson të rikthehet te ditët e lavdishme, sepse i dha leksion futbolli Mançester Sitit dhe tashmë shpreson me të drejtë të triumfojë.

SHORTI – Shorti për gjysmëfinalet e Champions League do të mbahet në Nion nesër. Do të nisë në orën 13.00, një orë pas shortit për gjysmëfinalet e Europa League. Do të jetë short i lirë, ashtu si në çerekfinale, ndërsa skuadra e parë që do të tërhiqet nga shorti do ta luajë në shtëpi ndeshjen e vajtjes, që do të luhet më 24 dhe 25 prill, ndërsa kthimi më 1 dhe 2 maj. Edhe për finalen, që do të luhet më 26 maj në “Olimpiyskyi stadium” në Kiev  do të hidhet short, për të vendosur cila skuadër do të jetë pritëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *